Kompania më e madhe ajrore me çmime të ulëta në Evropën Qendrore dhe Lindore, Wizz Air, sot prezantoi bileta shpëtimi me çmime prej 39.99 € për udhëtarët e prekur nga mbyllja e papritur e Belle Air Europe me zyrë në Aeroportin e Prishtinës.
Këto bileta shpëtimi janë në dispozicion për udhëtarët me rezervime të vlefshme për avionin jashtë përdorimit dhe që janë të vlefshme për linjat e Wizz Air nga Shkupi (vetëm 2 orë larg Aeroportit të Prishtinës) për Basel, Dortmund, Milano, Bergamo, Venecie, Treviso dhe Malmö.
Për të fituar të drejtën për biletë shpëtimi me çmim prej 39.99 €, udhëtarët duhet të posedojnë rezervacion fluturimi të Belle Air Europe të anuluar, të kryejnë një rezervim në qendrën për telefonata të Wizz Air ose online në http://wizzair.com/en-GB/Search/BelleAir dhe rezervacionin origjinal ta sjellin me vete kur të udhëtojnë.
Wizz Air i inicioi këto bileta shpëtimi për të minimizuar mundësitë e përçarjes së udhëtarëve të Belle Air Europe, njofton portali zhurnal.
Udhëtimi me këto bileta shpëtimi duhet realizuar deri më 15 dhjetor dhe varet nga vendet e lira në dispozicion.